Çaushi: Thaçi lavdëron drejtësinë që dështon nga ndërhyrjet e pushtetit

10.10.2016 16:54:13

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Driton Çaushi,  ka shkruar në Facebook në lidhje me deklarimet e presidentit Hashim Thaçi për drejtësinë në Kosovë.

“Hashim Thaçi sot e paska lavdëruar sistemin e drejtësisë që çdo ditë po dështon falë ndërhyrjeve të pushtetit.

I vetëquajturi president nuk mund ta udhëzojë sistemin e drejtësisë për asgjë. Thaçi përmes klanit “Pronto” e ka shkatërruar rolin dhe funksionimin e drejtë të këtij sistemi. Po ashtu, përgëzimet që ia bën këtij sistemi mund të lexohen vetëm si falendërim që atë dhe pjesëtarët e tjerë të “Prontos” ky sistem i ka lënë të lirë.

Sistemi i drejtësisë duhet të çlirohet nga ky klan në mënyrë që t’i lirojë edhe të pafajshmit që i mban burgjeve për t’i bërë favore PDK-së dhe LDK-së.”, ka shkruar Çaushi.