Çavushoglu: Presim hapa konkretë për dorëzimin e Gulenit

30.03.2017 15:21:37

Turqia pret që Shtete e Bashkuara të Amerikës të ndërmarrin hapa konkretë për ekstradimin e imamit turk Fetullah Gulen, i cili jeton në SHBA dhe të cilin Ankaraja e akuzon për tentim grusht-shteti, ka thënë të enjten ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu.

Ai në konferencën e përbashkët për media me kolegun amerikan Rex Tillerson, ka thënë se Uashingtoni duhet të ndërmarrë hapa administrativë, përfshirë edhe arrestimin e Gulenit, transmeton Reuters.