Çdo gjë kuqezi, nga dhomat e zhveshjes te stolat/ Shihni si duket “Arena Kombëtare” pak ditë para hapjes

05.11.2019 11:44:17

Arena Kombëtare” do të hapë dyert zyrtarisht për tifozët më 17 nëntor. Në këtë datë do të përurohet stadiumi më i ri në zemër të kryeqytetit dhe interesi i tifozëve është shumë i madh.

Në 17 nëntor, kombëtarja jonë do të diskutojë 90 minutëshin me ekipin më të fortë të grupit, Francën, me shpresën se “Arena Kombëtare” do të sjellë fat në premierën e saj.

Pak ditë para hapjes së tij, “Gazeta Shqip Online” sjell pamje nga ambientet e brendshme të Arenës. Ajo që bie në sy është dekori kuqezi pothuajse në çdo cep të stadiumit, që nga dhomat e zhveshjes e deri të stolat.