Çedomir Jovanoviq: Në Serbi bëhet fushatë rehabilituese për kriminelë të luftës

Çedomir Jovanoviq: Në Serbi bëhet fushatë rehabilituese për kriminelë të luftës

04.12.2017 11:17:30

Kjo fushatë, shtoi Jovanoviq, e vendosur në medie, çuan gjithë ata që, pas gjykimit të Mlladiqit e Karaxhiqit, u ndienë të dëmtuar, sepse luftërat dhe vuajtjet i ka shkaktuar “politika e marrë e Beogradit, të cilës i mbijetuan strukturat që sot imponojnë interpretimet e tyre mbi rënien e Jugosllavisë”, njoftojnë mediet serbe.

Pjesë të Universitetit, Kishës, gazetarisë, elitës politike, njerëzve të vendosur në sisteme dhe institucione shtetërore, përmes paraqitjeve agresive dhe histerike në media, po përpiqen të paraqesin gjykimet e Tribunalit-së si një padrejtësi që sjell fajin kolektiv “, tha Jovanoviç, transmeton RTK.

Ai vuri në dukje se atje nuk u gjykua populli serb, por komanda dhe përgjegjësia e drejtpërdrejtë e individëve dhe ky është një vendim ndaj një politike të një kohe, që ka protagonistët e tyre, tëcilët i kanë rrënjët e thella në të tashmen.