Çeki: Tërhiqet vendimi për shtetësinë e nderit për Stalinin

16.05.2017 14:58:04

Autoritetet e qytetit, Ceske Budejovice, në Republikën Çeke, e kanë tërhequr vendimin me të cilin diktatorit të dikurshëm sovjetik, Josef Stalin, i ishte dhënë shtetësia e nderit.

Ky vendim është miratuar dje nga një organ kompetent i qytetit.

Ky qytet në pjesën jugore të Çekisë, në vitin 1945 i kishte dhënë Stalinit shtetësi të nderit, disa ditë pasi Armata Sovjetike i kishte çliruar disa pjesë të qytetit nga okupimi nazist.

Së bashku me Stalinin, autoritetet e qytetit, Ceske Budejovice, po ashtu, kanë vendosur që presidentit të parë komunist të Çekosllovakisë së atëhershme, Klement Gottwald, t’i merret shtetësia e nderit, e cila i ishte dhënë në vitin 1946.