Çekia dhe Maqedonia kanë nënshkruar bashkëpunim në sferën e mbrojtjes

12.10.2016 16:25:11

Në takimin e sotëm të ministrave të mbrojtjes të Çekisë dhe Maqedonisë, Martin Stropnický dhe Zoran Jolevski, u bisedua për gjendjen e tanishme të sigurisë në rajon dhe më gjërë, krizën e migrantëve, integrimet evrpiane të Maqedonisë, marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, e posaçërisht në mes të ministrive të mbrojtjes.

Jolevski dhe Stropnický nënshkruajtën planin e bashkëpunimit në mes të dy ministrive të mbrojtjes, për bursa të studentëve çek për në akademinë ushtarake të Maqedonisë, si edhe për trajnime të pilotëve.