Çekiçi “mbret” në Slloveni, shënon sërish dhe “i shkel syrin” Rejas

23.05.2019 13:29:32

Vazhdon momenti fantastik i formës për Endri Çekiçin në kampionatin slloven. Talenti shqiptar realizoi edhe në javën e 35-të të kampionat madje duke rezultuar sërish deçiziv me një gol që i dha tre pikët Olimpijas së Ljubjanës në sfidën ndaj Muras, pasi rezultati përfundimtar ishte 1-0 në favor të skuadrës se Çekiçit.

Në minutën e 59-të, pogradecari u gjend në vendin dhe në kohën e duhur për të devijuar drejt rrjetës një top të marrë në zonë.

❗️Nov gol za @nkolimpija Ljubljana je zabil . Ljubljančani zdaj proti Muri vodijo z 1:0 od 59. minute. @PrvaLigaSi

Ky ishte goli i 6-të në 7 takimet e fundit për Endri Çekiçin i cili që nga momenti që është aktivizuar rregullisht me Olimpijan e Ljubljanës ka shpërthyer me një lumë golash.

Sipas të gjitha gjasave ish-lojtari i përfaqësueses Shpresa do të grumbullohet nga kombëtarja A për dy sfidat kualifikuese ndaj Islandës dhe Moldavisë kjo edhe për faktin se trajneri Edy Reja i kushton një rëndësi të madhe kampionatit slloven, duke qenë se ka lindur në Slloveni dhe babai i tij është nga ky shtet.