Çeku s’e përjashton mundësinë e destabilizimit të vendit nga Gjykata Speciale

12.02.2017 21:41:33

Ngritja e aktakuzave ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, do të jetë sfidë për institucionet në veçanti dhe për shoqërinë kosovare në përgjithësi.

Pavarësisht se themelimi i kësaj gjykate e ka marrë miratimin e Kuvendit të Kosovës, ish-eprorë të lartë të UÇK- , druajnë se aktakuzat ndaj udhëheqësve të luftës mund të nxisin reagime që çojnë në destabilizim të vendit.

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, nuk e përjashton mundësinë e destabilizimit të vendit me shpalljen e aktakuzave të para nga Gjykata Speciale.

“Pres që këtë pranverë do të fillojë (Specialja)”, tha ai.