Çelësat e hambarit iu dhanë Beogradit, tha Kurti

10.09.2017 12:55:33

Deputeti i vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kritikuar ashpër koalicionin PAN që ia dha Ministrinë e Bujqësisë Listës Serbe, duke e konsideruar se çelësat e hambarit iu dhanë Beogradit.

Ai gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës ka thënë se qeveria Haradinaj është më e dobëta e pas luftës, raporton lajmi.net.

“Kjo ë mbrëmshmja është qeveria më e dobët e pas luftës. Shumica e ministrave janë asistentë të shefave dhe nuk kanë lidhje, tre a katër janë në Prishtinë e një në Beograd.  PAN janë bashkuar kundër nesh sepse shpërfillin nevojat e qytetarëve të Kosovës.  Këta vendosën ta bëjnë një ministër të Bujqësisë direkt nga Serbia, e t’ia japin çelësat e hambarit.  Hipokrizia është se e gjithë kjo qeveri që u bë e sekserëve, në fushatë patën thënë se do t’i marrin votat e fermerëve, e tani ja dorëzuan serbëve, turp t’iu vije. Çka do t’iu thonë fermerëve. Pse nuk kanë bërë qeveri me më pak se 13 ministri. Qeveria me më pak se 13 ministri, kursen më shumë dhe len mundësinë e ndikimit më të vogël të Serbisë. Mos na i përmendi temat e mëdha, mos provoni ta sillni në kuvend zajendicin, demarkacionin, sepse do t’iu ndalim, ju ftojë të përqendroheni tek zhvillimi ekonomik. Nëse nuk bashkëpunoni 11 qershori do të përsëritet. Kjo qeveri nuk ka program, sepse nuk ka marrëveshje, kjo qeveri ka program për ndarje postesh”, ka thënë Kurti.