Çelsi mposht Liverpulin dhe hap garën për në Champions (Video)

06.05.2018 21:28:23

Chelsea ka fituar 1-0 ndaj Liverpool në “Stamford Bridge” dhe hap garën për një vend në Champions League. Episodi që vulosi fatet e ndeshjes ndodhi kur u mbush gjysmë ore lojë dhe qendërsulmuesi i vendasve Olivier Giroud shënoi me një goditje të saktë me kokë, pas krosimit të Victor Moses.

Londinezët e mbrojtën me fanatizëm avantazhin ndaj ekipit finalist të Champions League duke u futur në valle për të marrë pjesë në veprimtarinë më prestigjioze edhe në sezonin e ardhshëm.

Kur mbeten dy javë nga fundi, Liverpool i vendit të tretë ka 72 pikë, Tottenham ka 71 pikë, ndërsa Chelsea ka 69 pikë. Liverpool ka luajtur një ndeshje më shumë. Një prej tyre do të mbetet jashtë “Top 4”, por mund të shkojë në Champions nëse Liverpool mposht Real Madrid në finalen e Kievit.

Ndërkohë, Arsenal ka fituar 5-0 ndaj Burnley në ndeshjen e fundit të Arsene Wenger në “Emirates Stadium”, pas 22 vitesh. Më këtë rezultat u vendos përfundimisht se Arsenal do të jetë në Europa League sezonin e ardhshëm, si vendi i gjashtë në Premier League.

Pierre-Emerick Aubameyang shënoi golin e parë për londinezët, pas 15 minutash lojë, ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë sulmuesi tjetër Alexandre Lacazette, i çoi shifrat në 2-0.

Ende pa u mbushur një orë lojë, Kolasinac dhe Iwobi kompletuar “pokerin” për “topçinjtë”, ndërsa golin e pestë e realizoi sërish Aubameyang. Ky ishte goli i nëntë në 11 ndeshje të luajtura në Premier League për sulmuesin e ardhur në janar nga Borussia Dortmund.