Çelsi zhgënjen sërish, turpërohet nga Watfordi 4-1

05.02.2018 23:22:08

Çelsi mbetet në vendin e katërt në Premier League pasi nuk arriti të merrte pikë në transfertë me Watfordin, në takimin përmbyllës të javës së 26-të.

Blutë e Londrës u mposhtën thellë 4-1 në një sfidë që u kushtëzua nga ndëshkimi i Bakayokos me karton të kuq në minutën e 30-të, kur rezultati ishte 0-0.

Deeney zhblloi takimin me 11-metërsh në minutën e 42-të, por Çelsi edhe pse në inferioritet numerik barazoi me Hazard në minutën e 82-të.

Fundi i takimit ishte i çmendur për vendasit, që brenda 7 minutash shënuan tre gola me autorë Janmaat, blerja më e re Deulofeu dhe Pereyra.

Në radhët e Çelsit debutoi hidhur Oliver Giroud, që mori vendin e Pedros në minutën e 64-t.