Certifikimi i punëtorëve për sigurinë dhe mbrojtjen në punë dhe aplikimi i pasqyrës etnike të punëtorëve

16.06.2019 12:43:49

Siguria dhe Mbrojtja në Punë është një tjetër fushë ku kërkohet përkushtim institucional. Në vendin tonë edhe pse legjislacioni i kësaj fushe, në pjesë të madhe është në përputhshmëri me kriteret e BE-së, por, edhe në këtë fushë çalojmë në implementim. Ngecjet në implementim të kornizës ligjore nga ana e kompanive, mungesa e vetëdijesimit të punëtorëve mbi rëndësinë e sigurisë në punë, dhe mos funksionalizimi i Këshillit Nacional për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë janë vetëm disa nga sfidat kryesore që reflektojnë gjendjen e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.

Shëndeti dhe siguria në punë mbetet ndër sfidat kryesore jo vetëm në nivelin nacional por edhe atë ndërkombëtarë.

Sipas statistikave çdo vit në Bashkimin Evropianë, më shumë se rreth 5500 njerëz humbin jetën e tyre si pasojë e aksidenteve në vendin e punës. Në llogaritjet që janë bërë Kosova pasqyra e humbjeve sipas statistikave vlerësohet si alarmante. Përderisa në SHBA numri i vdekjeve në vendin e punës në ndërtimtari në 100 mijë punëtorë është 9.9, ndërsa në Britani të Madhe 1.9. Në Kosovë ky numër kalon çdo parametër duke qenë numri më alarmant në kontinentin evropian dhe atë amerikan me 48 fatalitete në 100 mijë punëtorë të ndërtimtarisë (Sipas raportit të ASK-së dhe Inspektorit në Inspektoratin e Kosovës).

  • Në vitin 2012 kanë ndodhur 14 vdekje në vendet e tyre të punës, dhe mbi 100 raste me lëndime trupore.
  • Në vitin 2013 kanë ndodhur 15 vdekje dhe mbi 90 raste me lëndime trupore
  • Në vitin 2014 kanë ndodhur 10 vdekje dhe mbi 80 raste me lëndime trupore
  • Në vitin 2015 kanë ndodhur 9 vdekje dhe mbi 70 raste me lëndime trupore
  • Në vitin 2016 kanë ndodhur 12 vdekje dhe mbi 50 raste me lëndime trupore
  • Në vitin 2017 kanë ndodhur mbi 10 vdekje dhe mbi 75 raste me lëndime trupore
  • Në vitin 2018 kanë ndodhur 23 vdekje dhe mbi 120 raste me lëndime trupore

Në vitin 2019 deri më tani kanë ndodhur rreth 25 raste të aksidenteve në vend të punës. Mbi 15 aksidente kanë përfunduar me lëndime dhe afër dhjet raste me vdekjen e punëtorëve në vend të punës

Si Lëvizje për Drejtësi vlerësojmë së në mungesë së masave adekuate dhe faktorëve të lartpërmendura, gjendja e punëtorëve për çdo ditë është duke u përkeqësuar, sepse të gjitha rastet janë në përshkallëzim negativ dhe prinë sektori i ndërtimtarisë, është një e katërta që kanë humbur jetën në vendet e punës, por nuk duhet anashkaluar edhe sektorët tjerë.

Njashtu si Lëvizje për Drejtësi vlerësojmë se mungesa e veprimeve konkrete për përmirësimin e kushteve në punë është tregues i mos përkushtimit, reflektimit të institucioneve dhe opinionit para këtyre fenomeneve dhe se reagimet ndodhin vetëm nëse vdes dikush në vendin e punës.

Siç edhe është cekur më lartë, Këshilli për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë është themeluar me anë të Ligjit për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë, por, mosfunksionimi i duhur i këtij Këshilli ka ndikuar në mos zhvillimin e aktiviteteve dhe masave të ndryshme mbi shëndetin dhe sigurinë në punë.

Kemi shumë elemente paraprake përgatitore ku institucione të ndryshme duhet të marrin hapat e nevojshëm për t’i trajtuar çështjet dhe për t’i hetuar problemet. Në vlerësimet e bëra në vendet e zhvilluara, konsiderohet që gjobat nuk janë zgjidhje kryesore, nuk është mjeti që i zgjidh këtë çështje.

Aksidentet në punë mund të ndahen në: aksidentet si pasoj të veprimeve dhe si pasojnë të mungesës së masave për një ambient të sigurt.

Si rrjedhojë e kësaj si Lëvizja për Drejtësi mendojmë se shkaqet kryesore e të lënduarve dhe të vdekurve në vendin e punës janë:

– Mos zbatimi në tërësi i ligjeve për siguri dhe mbrojtjeje në punë

– Mos kujdesi, apo rëndësia e marrjes së masave mbrojtëse në punë

– Shumë pak buxhet ndahet për pajisjeje personale dhe siguri në punë

– Mos organizimi i të punësuarve për trajnime lidhur për sigurinë dhe mbrojtjen në punë

Sikur në shumë fusha edhe në Shëndetin dhe Sigurinë në Punë trajnimet llogariten si mekanizëm për parandalimin e aksidenteve në vendet e punës, trajnimet për ngritjen e vetëdijes së punëdhënësve dhe punëmarrësve  mund të konsiderohet si faktor kyç në Shëndetin dhe Sigurinë në Punë.

Pos funksionalizimin e Këshillit për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë në Kosovë, si përfundim, Lëvizja për Drejtësi rekomandon:

  • Zhvillimin e formës së trajnimeve nga kompanitë profesionale, ku gjatë trajnimeve bëhet certifikimi i punëtorëve për sigurinë dhe mbrojtjen në punë
  • Për kompanitë, si kriter për marrjen e tenderëve nga institucionet qendrore dhe lokale të kërkohet angazhimi i punëtoreve të certifikuara për sigurinë dhe mbrojtjen në punë,
  • Në dhënien e lejeve për ndërtimet të larta të vendoset si kriter angazhimi i punëtorëve të certifikuara nga siguria dhe mbrojtjen në punë
  • Të fillohet aplikimi i pasqyrës etike të punëtorëve kuadër të Qendrave të Punësimit,
  • Në pasqyrë të përfshihen këto njohuri: përvoja e punës, përformanca e punës, sjelljet ndër-kolegiale me qëllim të ngritjes së kulturës në punë

“Shteti social për të cilin Lëvizja për Drejtësi angazhohemi është koncept, ku edhe populli edhe shteti kanë përgjegjësi të përbashkët. Shteti social i mundëson konkurrencën e zhvillimit,por shteti me institucionet e saj është në shërbim të qytetarit.”