Çështja çame, Idrizi: Akademikët të nxjerrin të vërtetën e hisorisë

29.10.2016 12:30:16

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka thënë se çështja çame ka hyrë tashmë në nivelet më të larta të diskutimeve që prej nisjes së saj në 25 vitet e fundit.

I pranishëm në promovimin e librit “Çamëria”, Idrizi ka përsëritur edhe një herë se shteti grek ka bërë gjenocid ndaj çamëve, gjë që sipas tij vazhdon edhe sot.

“Çështja çame është futur në stadin më të lartë të diskutimeve. Ka insituata arrogante për të përmbysur të vërteta të mëdha, – tha kreu i PDIU-së. – Akademikët duhet të përfshihen në nxjerrjen e së vërtetës së historisë së Çamërisë. Jam i bindur se e drejta do triumfojë. Historia e Çamësirë, nuk është thjesht problem pronash apo të drejtash njeriu, por shkon përtej. Gjenocidi i programuar grek për 30 vite me radhë, vijon edhe sot e kësaj dite”, – theksoi Idrizi.