ÇËSHTJA E DEMERKACIONIT ME MALIN E ZI KAUZË “PURO”PËR PUSHTET

10.07.2019 23:08:57

Shkruan:Hysni Gashi

Ndonëse çështja e demerkacionit me Malin e Zi, verzion ky që u kundershtua mësë shumti dhe që stagnoj Kosovën me vitë në çdo plan të jashtëm integrues dhe të brendshëm në zhvillimin e saj dhe hapjen e vendeve të punës, fatkeqësisht doli të jetë kauzë për pushtet. Protagonistët që ishin kundër atij verzioni, në momentin që mbrrin në pushtet e ratifikuan po të njëjtin verzion, veçse pa gaz lotsjellës, pa dhunë në parlament, dhe jashte saj,pa protesta ku ende ka qytetarë dhe polic të plagosur rend.Por me duartrokitje dhe buzëqeshje.. Me këtë rast, pas dy viteve në qeveri, protagonistëve të demerkacionit ju paska ra ndër mend për ta formuar një komision për verifikimin e këtij “fenomeni” eklatant dhe absurt ne anën tjëtër.Dhe krejt kjo po ndodh në kohën kur jane shtuar zërat e mosbesimit të kësaj qeverie edhe nga vet partitë në qeveri.Sepse tashmë po shihet se kjo qeveri ka deshtuar ne zhvillimin e vendit,hapjen e vendeve të punës,luftimin e krimit,korupsionit, nepotizmit dhe integrimin e saj ne planin integrues dhe njohjeve të reja,e tj. Pra, edhe u dëshmua se demerkacioni me Malin e Zi ishte kauzë puro për pushtet, dhe aktualizimi i saj ne ketë kohë kur zërat janë për mosbesimin e qeverisë është për të qëndruar akoma në pushtet portoganistët e saj. Dhe fatkeqsisht temat e mëdha nga klasa politike po përdoren për pushtet duke i humb kohë Kosovës dhe qytetarëve të saj.Do isha më i lumturi i botës nëse jam i gabuar ne ketë që them!