“Çështja e emrit me Greqinë duhet të presë akoma”

21.01.2017 11:52:31

Shefi i ri i organizatës botërore OKB, Antonio Gutierrez, ka shumë punë më serioze për të zjgidhur dhe vështirë se mund të pritet të kujtohet në çështjen e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Çështja e emrit e pret sekretarin e përgjithshëm të katërt të OKB-së, po ka pak shpresë se ai mund të zgjedhet pikërisht në mandatin e shefit të ri Antoinio Gutierrez nga Portugalia. Analistët vendorë mendojnë se Gutierrez ka shumë probleme më serioze për të zgjidhur, ndërsa Maqedonia dhe Greqia nuk tregojnë të tregojnë angazhime serioze për të zgjidhur këtë çështje.

Profesori universitar Mersel Bilalli, thotë se vështirë mund të pritet që OKB të interesohet për Maqedoninë.

“Ne ballafaqohemi me dy probleme. E para, OKB do të ballafaqohet me shumë komplikime në korniza botërore. Kemi strukturët të re në SHBA, marrëdhëniet me Kinën, emigrantët, BE-ja etj. Dhe problemi i dytë është se nuk ka subjekt serioz në Maqedoni me të cilin do të mund të bisedonte”, deklaroi Mersel Bilalli, për REL.

Ndërsa profesori Vlladimir Ortakovski, thotë se sekretari i përgjithshëm mund të angazhohet për zgjidhjen e emrit, por zgjidhjen patjetër duhet ta sjellin organet kryesore të OKB-së.