Çështja e emrit të shtetit ‘maqedon’, shfaktorizimi politik i shqiptarëve dhe një kujtesë historike për faktorin ndërkombëtar

03.01.2018 00:24:08

Ne sllavët erdhëm në shek VII, shqiptarët erdhën edhe përpara romakëve

Nga: Abdulla Mehmeti

Në gjysmën e parë të vitit 2018, nga muaji janar deri në qershor, do të vazhdojnë negociatat intensive, me ndërmjetësim ndërkombëtar, për zgjidhjen e kontestit për emrin kushtetues të shtetit, mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Deri në muajin korrik, kur mbahet samiti i radhës i NATO-s, pritet që Maqedonisë t’i hapen dyrt për anëtarësim, si anëtare e 30 e saj, por deri atëherë kërkohet të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët.

Në lidhje me kontestin për emrin kushtetues të shtetit të Maqedonisë bisedohet më tepër se dy dekada, por asnjëherë pala shqiptare nuk ka qenë e kyçur në këtë çështje, edhe pse dihet që kjo nuk është çështje mes dy popujve, por mes dy shteteve.

Partitë politike të shqiptarëve, që nga viti 1990 kanë qenë vazhdimisht dhe janë edhe sot pjesë e pushtetit në Maqedoni, në Parlament dhe Qeveri, por, cili është roli i tyre në pushtet nëse nuk u mundësohet pjesëmarrja në bisedimet për emrin e shtetit të përbashkët, për aq më tepër kur dihet se nga pala greke, nuk kontestohet shteti, por emri i shtetit, emri Maqedoni, i cili sipas etimologjisë asgjë nuk ka të përbashkët me gjuhën e popullit të sotëm maqedonas, përgjithësisht me popujt sllavë dhe popullin e sotëm grek.

Përderisa emri i Maqedonisë (Maqedhonia, Emadhia) në aspektin historik, gjeografik, kulturor dhe gjuhësor lidhet më tepër me shqiptarët autoktonë në këto hapësira, ndërsa pala greke insiston të mos përdoret në asnjë variant si emër i shtetit fqinj të saj, atëherë shtrohet pyetja: interesat e kujt i përfaqësojnë partitë politike të shqiptarëve në Maqedoni, të cilat pushtetit i shërbejnë vetëm për përdorim të brendshëm, jo edhe për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme, siç është çështja e emrit të shtetit historikisht të përbashkët, të shqiptarëve me popullin maqedonas dhe pakicatetjera që jetojnë në të?!

Puna më vogël që duhet tëbëjnë partitë politike të shqiptarëve në këto momente kyçe për të ardhmen e Maqedonisë, si shtet edhe i shqiptarëve, është nevoja e ngutshme për përgatitjen e një Memorandumi, me arsyetime politike, historike, gjuhësore dhe të tjera, i cili do t’u drejtohet institucioneve përkatësendërkombëtare, OKB-së, Këshillit të Sigurimit, Këshillit Europian, shteteve anëtare të BE-së dhe të NATO-s, qeverive të shteteve më të mëdha të botës dhe të rajonit, si dhe palëve në bisedime për kontestin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, me qëndrimet e palës shqiptare për këtë çështje.

Këtë detyrohenta bëjnë partitë nënshkruese të Deklaratës së partive politike parlamantare të shqiptarëve në Maqedoni dhe subjekte të tjera të rëndësishme shkencore, arsimore dhe kulturore të shqiptarëve, në konsultime edhe me faktorë të tjerë politikë dhe shkencorë, në Tiranë, Prishtinë dhe jo vetëm.

Me këtë Memorandum, faktori politik shqiptar në Maqedoni së paku duhet ta bëjë të qartë pozicionin e shqiptarëve në lidhje me këtë çështje kyçe, për të ardhmen e këtij shteti dhe perspektivën e popullit shqiptar në të.

Nëse përmes këtyre bisedimeve nuk gjendet një zgjidhje e pranueshme edhe për shqiptarët, partitë politike parlamantare të shqiptarëve nuk kanë asnjë mandat, legjitimitet dhe kredibilitet që ta votojnë në Qeveri dhe Parlamantin e Maqedonisë propozimin e dalë nga këto bisedime, për aq më pak ta thërrasin popullatën shqiptare të deklarohet në referendumin eventual për këtë çështje, nëse do të kërkohet nga faktori ndërkombëtar.

Popujt e qytetëruar nuk heqin dorë nga e vërteta historike e dokumentuar dhe pranuar botërisht

Të tjerët nuk mund tëvendosin për emrin e shtetit ku ne jemi autoktonë që nga krijimi i botës.Këtë mund ta tolerojnë vetëm ata që heqin dorë vullnetarisht nga identiteti, kultura, gjuha dhe historia e tyre!

Greqia e sotme nuk gëzon asnjë të drejtë historike mbi emrin e krahinës ilire-shqiptare të Maqedonisë.

Faktorit ndërkombëtar duhet t’i kujtojmë se:

– pretendimet e Greqisë për emrin e Maqedonisë janë të paarsyeshme, të pabazadhe kundërhistorike;

– se rajoni me emrin Maqedoni, i cili aktualisht ndodhet në Greqi, nuk është tokë greke, por tokë e pushtuar prej saj;

– t’ia kujtojmë faktorit ndërkombëtar Marrëveshjen e Bukureshtit të vitit 1913, kur ajo pjesë e Maqedonisë (e Egjeut) është okupuar nga pushteti i atëhershëm i Greqisë (ndërsa pjesët tjera të krahinës së Maqedonisë janë pushtuan nga shtetet tjera fqinje, Serbia e Bullgaria);

– t’u rikujtojmë kancelarive të Europës se popullata vendëse e këtij rajoni, përgjatë gjithë historisë ka qenë me shumicë shqiptare, deri me ardhjen e grekëve, sllavëve dhe turqve në këto hapësira;

– t’ua bëjmë me dije se popullata autoktone e kësaj pjese të Maqedonisë është asimiluar, ose është shpërngulur me dhunë nga qytetet dhe vendbanimet e veta;

– t’ua paralajmërojmë se përfundimisht Greqia e sotme nuk gëzon asnjë të drejtë historike mbi këtë rajon, as mbi emrin e krahinës së Maqedonisë, në emër të së cilës thirret në të drejtën historike!

* * *

Mes mijëra argumenteve, dëshmive, dokumenteve dhe burimeve historike, në vazhdim japim disa prej tyre:

* Autori i lashtësisë Dionysius Periegetes në veprën e tij “Dionysii Orbis terrae descriptio” e përjashton Epirin dhe Maqedoninë prej kufijve të Akejve, apo të ashtuquajturës “Greqi”.

*“Grekët që sot pretendojnë se janë pasardhës të Perikliut dhe Sokratit nuk janë gjë tjetër veç një miks turqish, shqiptarësh dhe sllavësh.” (Jakob Philipp Fallmerayer, “Geschichte der Halbinsel Morea wahrend des Mittelalters”).

* Diplomacia e SHBA është përpjekur që në vitin 1783 të krijojë shtetet (demokratike) të Ilirisë dhe Maqedonisë (atëkohë me shumicë absolute shqiptare), pas çlirimit të tyre nga Perandoria Osmane. (Shih në lidhje me këtë projekt: Xhon Adams, Presidenti i dytë i SHBA).

* Ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç: “Ne sllavët erdhëm në shek VII, shqiptarët erdhën edhe përpara romakëve”.