Çështja e koalicionit të LDK-së me parti të tjera dhe hipokrizia e veglave kondomë brenda e rreth LDK-së

20.04.2018 17:11:50

Nga Rexhep Kastrati

Çështja e koalicioneve të LDK-së me parti të tjera është çështje e hershme, përkatësisht që nga zgjedhjet e para lokale dhe të përgjitshme, të mbajtura më 2000, përkatësisht më 2001. Edhe pse veglat kondomë brenda e rreth LDK-së kanë punuar dhe punojnë që ta shkëpusin LDK-në nga vazhdimësia dhe nga themelet e saj për ta shpërfytyruar dhe për ta bërë një parti të udhëhequr nga ta, duke u arsyetuar se brezi i 17-18 vjeçarëve nuk e di kohën e presidentit Rugova, megjithatë, e vërteta historike, e kaluara nuk po i shqitet LDK-së pikërisht edhe në çështjen e koalicioneve të saj me parti të tjera.

Në rastin e zgjedhjeve të para lokale të mbajtura më 2000, ka pasur një bashkim të të gjithëve kundër LDK-së në kuptimin e kundërshtimit të vendosjes së flamujve të ndryshëm në Asambletë komunale. Atë kohë, ka pasur shtyrje të konstituimit të asambleve ko

munale pikërisht për shkak të kundërshtimit të vendosjes së flamujve në sallat ku duhej të mbahehsin mbledhjet konstituese. Dhe si zakonisht ishte LDK ajo që akuzohej me lloj-lloj akuze mbi baza politike dhe mbi baza kombëtare.

Në rastin e zgjedhjeve të para të përgjithshme, po ashtu, ka pasur një bashkim të të gjithëve kundër presidentit Rugova dhe kundër LDK-së. Është i johur fakti se edhe pse LDK kishte arritur fitore të thellë në zgjedhje, nuk arriti të kishte drejtimin e qeverisë, pasi që duhej të ballafaqohej me koalicionin e partive politike shqiptare, të srrbëve dhe të pakicave të tjera, që nuk pranonin ta votonin presidentin Rugova si president pa ia dhënë qeverinë partive të tjera. Atëherë ishte vendosur formula e ndarjes së pushteteve ndërmjet partive të ndryshme: partia që merrte Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit, lëshonte Kryeministrin.

Kjo formulë u përkeqësua pas zgjedhjeve të vitit 2007, pasi që LDK mori veç Presidentin, kurse PDK mbajti Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit. Është për të theksuar se nuk pat asnjë kundërshtim apo rebelim brenda apo rreth LDK-së.

Në zgjedhjet e mabjtura më 2010, për herë të parë u prish kjo formulë tërësisht, pasi që pas dështimit kushtutues të zgjedhjes së Behxhet Pacollit president, pasoi zgjedhja e një presideteje pa parti, kurse PDK ruajti Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit.

Në zgjedhjet e vitit 2014, u rikthye formula fillestare e koalicioneve të LDK-së me parti të tjera, por kësaj radhe u ndryshuan rolet: PDK mori Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit dhe LDK mori Kryeministrin. Dhe kjo formulë nxori në sipërfaqe gjendjen reale të LDK-së dhe qasjen që parti të tjera kishin ndaj saj: veglat kondomë, për herë të parë në historinë politike të Kosovës deklaruan votat kundër kryetarit të partisë së tyre për kryeministër dhe gjatë tërë kohës realizuan axhendën e partive të tjera për rrëzimin e saj. Dhe është e qartë se edhe në opozitë, këto vegla kondomë janë duke realizuar axhenda të të tjerëve brenda LDK-së. Në fund të fundit, nuk kam dëgjuar, nuk kam lexuar asnjë arsye se përse dje këto vegla kondomë ishin kundër demarkacionit , kurse sot e votuan madje edhe duke bërë avokatinë e tij.

Edhe në zgjedhjet tjera, pavarësisht se kur do të mbahen dhe kush do t’i fitojë, çështja e koalicioneve të LDK-së me parti të tjera do të jetë një mundësi për manipulim. Çështja e koalicioneve të LDK-së, çdo herë ka qenë çështje e vështirë dhe e dhimbshme dhe asnjëherë nuk është bërë mbi baza të vullnetit, dhe si e tillë ka pasur domosdoshmërisht edhe implikime ndërkombëtare. Prandaj, askush nuk e ka privilegjin që të ndërtojë retorika politike mbi hipokrizinë, mbi teori dhe situata jorealiste.

Aq më pak kur të kihet parasysh se ka në mesin e veglave kondomë që kanë kundërshtuar qeverisjen e vendit nga LDK dhe kryeministri Mustafa që para koalicionit të LDK-së me PDK-në me 2014, kanë kërkuar votën e kuvendarëve dhe të zyrtarëve të tjerë të LDK-së për kryetar të LDK-së, pasi që përgatitej për ta marrë kreun e saj nëpërmjet rrëzimit të Isa Mustafës, apo të tjerë që i kishin kërkuar Hashim Thaçit poste ministrore si kusht për të bërë presion ndaj LDK-së për një koalicion me PDK-në, me Hashim Thaçin kryeministër.