Çfarë do të thotë gungat e vogla në butonin F dhe J

12.02.2017 20:13:40

Çdo tastierë ‘QWERTY’ ka gunga të vogla në tastet “F” dhe “J. Kjo është arsyeja.

Ka ta bëjë me komoditetin. Tastierat në makinat e hershme të shkrimit ishin të radhitura në mënyrë alfabetike.

Krijuesit menduan se kjo do ta bënte më të lehtë gjetjen e shkronjave në tastierë.

Por njerëzit e panë se kjo formë është joefikase. Njëri nga projektuesit origjinal, Christopher Latham Sholes, e riradhiti tastierën në radhitjen ‘QWERTY’ që e njohim sot.

Me një “.” aty ku do të shkonte R dhe me palët e shkronjave që përdoren më së shumti si “ST” – të vendosura larg njëra-tjetrës.

Gishtat e përdoruesit pushojnë në shkronjat “ASDF” dhe “JKL”. Kjo quhet “rreshti shtëpi”. Dhe gungat janë vendosur tek “F” dhe “J” për të treguar se ku është rreshti shtëpi dhe ku t’i vendosni gishtat tregues.

Ata që shkruajnë gjatë gjithë kohës me tastierë i përdorin këto gunga për të naviguar shpejtë në tastierë pa shikuar poshtë.