Çfarë duhet të bësh para se të dalësh për rrezitje?

03.08.2016 14:42:11
Ekzistojnë disa veprime, të cilat thuhet se duhet të ndërmarrim para se të bëhemi gati të dalim në plazh.
Sipas studimeve, këto veprime na bëjnë që të ndihemi rehat.

Mos ha gjëra me kripë – Kripa mund të të shkaktojë fryrje stomaku, kështu që përpiqu të eliminosh ushqimet e skuqura me shumë kripë.

Hidratohu – Të gjithë e dimë që këshilla kryesore për të rënë nga pesha është të pish sa më shumë ujë. Por uji është mënyra më e mirë edhe për hidratimin e trupit në kohë plazhi. Me ujë eliminon të gjitha toksinat, rregullon qarkullimin e gjakut, por edhe i jep mundësi trupit dhe lëkurës të ndihen më të freskët dhe të shëndetshëm.

Kujdes me alkoolin dhe karbohidratet – Ndërprerja e karbohidrateve dhe alkoolit redukton fryrjen e stomakut dhe të dukurit më e shëndoshë.

Ushtrime – Nëse në plazh do që të dukesh më e tonifikuar, atëherë disa mini ushtrime për barkun do të bëjnë shumë punë.