Çfarë fshihet pas zërit t’ngritur të ambasadorëve përendimor n’Kosovë për skandalet e pushtetit ?

28.03.2019 23:16:26

Nga: Fatmir Bajraj

Sikur është shtuar vokabolari i reagimeve të ambasadorëve përendimor me peshë, të akredituar n’Republikuen e Kosovës, dhe vë para një dileme opinionin publik të Republikës së Kosovës! – Skandalët e pushtetit, janë raste të izoluara dhe t’cilat s’kemi rastisur t’i hasim gjerë me tani, dhe posa ndodhën e dolën n’sipërfaqe, pasoj reagimi i rrept i ambasadorëve, duke filluar nga ai Amerikan, Britanik dhe Zvicëran, apo ; – Skandalet e kapësve të shtetit dhe kapo-bandave n’pushtet, s’fundmi të identifikuara e t’sofistikuara nën siglën e PAN-it, si derivat i SHIK-ut dhe PRONTO-së së dalë nga lufta, janë dukuri që për fatin e ligë të Kosovës dhe shqiptarëve n’a percjellë që nga e vetëquajtura, kohë e “QPK-së, por nuk ishin vërejtë nga prezenca dhe misionet nderkombëtare n’Kosovë, përkundër faktit se ishte enorme ? A janë t’besueshme pandehmat e para ? Apo, ma e besueshme është se skandalet, krimet e t’gjitha llojeve ; hajnia, nepotizmi, zhvatja e fondeve publike, reketi , haraqi, përvetësimi i paligjshëm i pasurisë nacionale, abuzimi me paranë publike dhe Institucionët, u bënë para qytetarëve, para syve të prezencës nderkombëtare, biles edhe para Institucioneve të ngritura nga vetë Bashkësia Nderkombëtare për Rend dhe Ligj në Kosovë ( UNMIK & EULEX) , por heshtën dhe s’bezanë…! Pse ? Pse heshtja e Bashkësisë Nderkombëtare për 20 vite, dhe reagimi n’kor sot dhe i menjëhershëm ? Ku fshihet Lepuri ? Qendrat e Vendosjës, apo Vendet e Quintit siq jemi mësuar t’i quajmë vendet mike përendimore ; i dijnë të gjitha, i njohin t’gjitha procesët, i njohin dhe dijnë edhe akterët e t’gjitha skandalëve & krimeve n’dëm t’Kosoves dhe shqiptarëve, i njihnin edhe më parë, por i kursyenë nga ndeshkimi dhe i mbeshtetën, që t’arrijnë pushtetin dhe t’a ruajnë atë, edhe pse në mënyrë jo-demokratike, siq ishte rasti me vjedhjët industriale të votës…! Pse i la t’paprekur Kapo-bandat n’pushtet, Bashkësia Nderkombëtare ? I duhëshin të tillët n’pushtet, apo ishte e pafuqishme që t’ua tregoj vendin ? E para është e vertetë, ngase me njerëz të inkriminuar, me presedane, afera korruptive e deri të akuzat për krime të pretenduara nga më monstruozët, faktori ndërkombëtarë n’Kosovë, shtynë agjenden e vet tutje, e cila mbi të gjitha është ; ruajtja e sigurisë dhe stabilitetit n’Kosovë e n’rajonë dhe rrumbullaksimi i Europianizimit të Ballkanit Përendimor, jo rrallë n’dëm të Kosovës dhe faktorit shqiptarë. E më çfarë elite politike arrihet kjo agjendë nderkombëtare n’Kosovë ? Natyrisht se jo me Lidership dhe personalitete me dinjitet & integrite, politik & kombëtar, por me t’shantazhuar & t’shantazhueshëm, siq janë kasta kriminale n’pushtet, e shkrirë në PAN-i Hashimit+Lista Srpska e Vuqiqit ! Djalli (dreqi) gjendet e fshihet n’detaje, thot një maksimë ! Prapa reagimit n’kor të ambasadorëve përendimor n’Kosovë, fshihet ndonjë koncesion i dëmshëm & dhimshëm për Kosovën dhe shqiptarët, i cili posa të arrihet, heshtin serish ambasadoret, dhe i mbyllin sytë para skandaleve, shqetësim i imi ky, por qofsha i gabuar ! A mund t’lirohemi nga ky sindrom, dhe nga kjo gjendje ankthi & makthi, dhe kur ? Atëherë, kur t’a kuptojmë “lojën” dhe jemi t’gatshëm për t’a fituar me çdo çmim, dhe mbi t’gjitha ; me vullnetin e Sovranit, para t’cilit edhe Zoti hesht…! Qoftë e shkurtër kjo rrugë, dhe e afertë ajo ditë, amin !