Cfare janë antibiotikët?

13.09.2018 23:41:24

Fjala “Antibiotik” do të thotë “kundër jetës” dhe në rastin specifik të mjekimit, funksioni që kryen është vrasja e bakterieve që përbëjnë dhe përhapin infeksionin në organizëm. E shpjeguar thjeshtë, antibiotikët eleminojne bakteriet duke bllokuar riprodhimin e tyre ose duke i vrarë.

Kur duhet të merren antibiotikët?

Antibiotikët duhet të merren nga të sëmurët gjithmonë me rekomandimin e mjekut, madje në shumë vënde të botës është e ndaluar me ligj që të shiten pa recetën e mjekut. Kjo për arsye të forta të cilat do t’i shpjegojmë në fund të këtij artikulli.

Me antibiotikë trajtohen rastet e infeksioneve siç janë:

  • Infeksionet e vesheve dhe sinusit
  • Infeksionet e dhëmbëve
  • Infeksionet e lëkurës
  • Meningjitin
  • Infeksione të veshkave dhe rrugëve urinare
  • Pneumonia bakteriale

Antibiotikët ndahen në disa lloje dhe nuk kategorizohen si të fortë apo të butë por në gradën e efikasitetit në një lloj infeksioni dhe i takon mjekut të përshkruajë antibiotikun e duhur.

Antibiotikët nuk kanë asnjë efekt në së mundjet virale siç janë: Gripi, Virozat e stomakut, e Ftohura apo dhe disa lloje bronshitesh qe kanë origjinë virale. Megjithatë ka raste specifike ku antibiotikët përshkruhen për të parandaluar lindjen e infeksioneve kur vihet re një rënie e imunitetit tek i sëmuri.

Efektet anësore.

Siç e thamë më sipër, antibiotikët sulmojnë bakteriet, por trupi ynë përmban shumë bakterie dhe jo të gjitha këto janë të dëmshme, madje për t’i dalluar në funksionin që kryejnë në organizmin tone i quajmë bakterie të mira. Efekti i antibiotikut në këto bakterie sjell efektet anësore që mund të jenë edhe shumë të rrezikshme në disa raste. Ato janë:

Të vjellura, diarrea, dhimbje barku, mungesë oreksi, probleme me tretjet e ushqimit, etj.

Rezistenca ndaj antibiotikeve.

Arsyeja që solli ndalimin e shitjes pa recetë dhe rekomandimet më të rralla nga mjekët është se po arrihet një tejkalim i efektit të antibiotikeve nga mikrobet. Kjo si shkak i përdorjes së shumtë të antibiotikeve edhe në industrinë e mishit të kafshëve. Mikrobet kur janë për kohë të gjata të ekspozuar ndaj antibiotikut evolojne dhe nuk mund të ndalen. Për momentin, përveç disa kurash eksperimentale, nuk ka ilaçe që zëvëndosojnë antibiotikët dhe nëse këto nuk do të jenë më efikasë në të ardhmen atëhere të vdekurit si pasojë do të ishin me qindra miliona çdo vit, ndërsa numri i të vdekurve nga mikrobe që ju rezistojnë ilaçeve, aktualisht, është 700 mijë persona në një vit.

Këshilla më e mirë për të luftuar këtë fenomen është që kur të blihen prodhime që vijnë nga kafshët të kërkohet që të mos të jenë nga një kafshë e trajtuar me abtibiotikë.

Në të ardhmen do ta trajtojmë më hollësisht këtë fenomen.