Çfarë la pas protesta në Shqipëri dhe gjesti i qytetarit që habiti kalimtarët

16.03.2019 19:52:59

Mbyllja e protestës së paralajmëruar nxori në pah dhe dëmet e shkaktuara në rrugë. Pamjet tregojnë nga papastërtitë, hekurat e përdorura si rrethim, kazanët e djegura dhe deri te prishjet e trotuareve në pedonalen “Murat Toptani”.

Një nga momentet që ka habitur disa kalimtarë është veprimi i një qytetari të përgjegjshëm, i cili me mjete rrethanore fiku një prej zjarreve të ndezura nga protestuesit në rrugën përpara Parlamentit.

Përmes një ene uji që përdoret për të ujitur lulet, qytetari është fotografuar teksa shuan zjarrin e krijuar nga ndezja e disa barrierave plastike në mes të rrugës.