Çfarë moti do të kemi për dy ditët e ardhshme?

10.09.2019 22:49:06

Nesër dhe pasnesër në vendin tonë do të mbajë mot pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 12-15 gradë celsius ndërsa maksimalet pritet të arrijnë në 28 gradë celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat në disa pjesë, kryesisht në qendër dhe veriperëndim të vendit kanë mundësi të shoqërohen me reshje afatshkurta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.”, thuhet në raportin e IHMK-së.