Çfarë pazare po bën Hashim Thaçi me Pal Lekajn? Po vleglat kondomë brenda e rreth LDK-së e përjetojnë si shuplakë?

Nga Rexhep Kastrati

Hashim Thaçi ka takuar Pal Lekajn, kurse përgjegjësinë për nënshkrimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin eZi ia ka mveshur Komisionit për shenjimin e vijës kufitare. A është kjo mënyra se si Hashim Thaçi si president i vendit do që të zbythet nga marrëveshja të cilën e kanegociuar dhe e ka nënshkruar vetë, apo një përpjekje e re për të bërë obstruksione të reja? Sidoqoftë, vetë takimi i tij me Pal Lekajn e AAK-së, bazuar në angazhimet e kësaj të fundit kundër institucioneve të shtetit dhe në retorikën e fortë kundër HashimThaçit, do të duhej ta bënin të pazakontë këtë takim.

Mirëpo, nëse kihen parasysh argumentet e shumta që janë bërë publike edhe nga  të tjerë, edhe nga unë, ky takim nuk është fare i pazakontë, por në vazdën e angazhimeve të përbashkëta që kanë filluar që në kohën e luftës kundër presidentit Rugova, kundër LDK-së de përgjithësisht kundër Kosovës. Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj kanë qenë bashkë kundër linjës institucionaliste të presidentit Rugova dhe kur jo vetëm me propagandë, por edhe me armë përndiqnin këtë linjë, por kanë qenë bashkë kur duhej të pengonin zgjedhjen e presidentit Rugova – president, edhe kur duhej të kundërshtonin përfshirjen e FARK-ut në ligjin për veteranët, edhe kur duhej të kundërshtonin emërtimin e ushtrisë së Kosovës me ermin e zakonshëm: Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, por edhe kur ndahej Kosova mbi baza etnike. Por bashkë kanë qenë edhe kur negociohej për të gjitha marrëveshjet me Serbinë, përfshirë edhe demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin  e komunave me shumicë serbe.

Pra, bashkë kanë qenë në të gjitha fazat e dëmtimit të Kosovës dhe të luftës përçarëse brendashqiptare. Dhe kanë qenë dhe janë bashkë edhe për të penguar dhe rrëzuar Qeverinë e Kosovës që e drejton LDK dhe kryeministri MUstafa. Prandaj vazhdimsht kam thënë se PDK, AAK, sekta okulte e Albinit janë njësoj dhe përbëjnë atë që unë e kam quajtur linjë e Tiranës/Kretës që ka dalë pas takimit Nano – Milosheviq në Kretë.

Edhe takimi i Hashimit me Pal Lekajn mund të jetë një nga takimet e tilla që ai i bën në përpjekje për të thelluar obstruksionet kundër Qeverisë së Kosovës, për të përgatitur terrenin për rrëzim të saj dhe për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, në përputhje me urdhërin nga Rusia për ta rrëzuar Qeverinë deri në mars.

Në këtë kontekst, mund të ketë edhe marrëveshje që së bashku të thellojnë angazhimet që përfshijnë edhe obstruksionet lidhur me ratifikimin e një marrëveshje që e kanë negocuar bashkarisht dhe të cilën e ka nënshkruar vetë Hashim Thaçi.

Në gjithë këto angazhime duhet  parë rolin dhe sjelljen e veglave kondomë brenda e rreth LDK-së që kanë qenë gjithnjë në përputhje me angazhimet opozitare të dhe të PDK-së, me qëllim rrëzimin e kësaj Qeverie.

Të kujtojmë se veglat kondomë brenda e rreth LDK-së, edhe ato që fshiheh mbrapa portaleve të ndryshme gjoja mbështetëse në rugovizmin, por që bënin dhe bëjnë punën e Ramushit, të Hashimit, të Kadri Veselit, të Albin Kurtit, nuk lanë gjë pa bërë, nuk lanë gur pa lëvizur për ta rrëzuar këtë Qeveri dhe për ta bërë Ramushin kryeministër.

Vjosa Osmani, kushërira e Ismet Osmanit “Currit” – një ndër kryemafiozët shqiptarë, madje kërkoi votën për kryetare të LDK-së me platformën  që synonte rrëzimin e Qeverisë aktuale për ta bërë Ramushin kryeministër. Të tjerë që u renditën në krahë me Vjosën, siç janë ta zëmë gecët e Llaushës, jo vetëm që lipinë ato që kishin thënë, por edhe kishin bërë pazare me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, kurse Imer Imeri, jo vetëm që kishte lëpirë ato që kish thënë, por e kish marrë për dore Hashimin dhe e kish çuar te varri i vëllait të tij të vrarë.

Të tjerë, do të dalin që do të takohen, apo që janë takuar me Hashim Thaçin dhe i kanë rënë mohit atyre që kanë thënë. Dhe do të dalë tashmë sheshit se sa meritorë janë t’i quash vegla kondomë brenda e rreth LDK-së.

Prandaj, edhe takimi i Hashim Thaçit me Pal Lekajn, nuk ka pse të jetë flakareshë për gjithë këta, por një veprim i zakonshëm që e bëjnë të njëjtët dhe duke u bazuar në angazhimet mercenare të veglave kondomë brenda e rreth LDK-së, një pjesë e të cilëve kanë tradhtuar edhe gjatë edhe pas luftës, duke filluar nga kolonel Ahmet Krasniqi, Salih Çekaj e kështu me radhë. Dhe mund të ketë edhe nga këta ndonjë pretendues për pushtimin e LDK-së, ashtu siç synonte Vjosa, por edhe të tjerë apra saj.

Megjithatë, për këto të fundit vjen dita e dalin të gjitha, dhe atëherë nuk do të mund të fshihen as mbrapa portaleve, as mbrapa klaneve apo grupimeve joformale nëpërmjet të cilave shantazhojnë, pra as mbrapa rugovizmit.