Çfarë po ndodh? FB zbret në terren, SHBA bëhet gati për…

02.06.2020 10:19:26

Për shkak të protestave të dhunshme që kanë shpërthyer në mbarë SHBA-të pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd, të gjitha zyrat e FBI-së të shpërndara në çdo shtet amerikan janë në gjendje gatishmërie dhe po monitorojnë çdo lëvizje gjatë protestave, ka bërë të ditur një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë, raporton CNN.

Bill Bar ka urdhëruar një ekip që merret ekskluzivisht me krizën e pengmarrjeve pranë FBI-së, të ndihmojnë policinë lokale në protestat që po mbahen në Washington.

Bar gjithashtu ka dërguar ekipe që merren me rebelime nëpër burgje duke operuar nëpër Washington dhe Miami.

Varrimi i i George Floyd pritet të mbahet më 9 qershor, ka bërë të ditur avokati i familjes Floyd, Ben Kramp gjatë një konference për media.

Ceremonia mortore do të mbahet në ora 11 të mëngjesit në Houston të Teksasit, derisa të gjithë ata që duan t’i japin lamtumirën e fundit mund ta bëjnë në ceremoninë e organizuar një ditë më herët.