Çfarë po ndodh? Rusia vendos armatim të rëndë në Serbi

13.12.2016 15:40:38

“Moska ka rënë dakord për të dërguar “pajisje vdekjeprurëse” në Serbi, e cila shtrihet mes Greqisë, Italisë dhe Austrisë, pas një ftesë nga kryeministri i saj”.

Kështu nis shkrimin e saj britanikja Daily Star, e cila vë alarmin për faktin se Rusia po zhvendos makinerinë e saj të luftës në zemër të Europës, pas kërkesës së Serbisë.

Sipas deklaratave zyrtare, ministri i jashtëm serb Ivica Dacic, konfirmoi se presidenti rus Vladimir Putin se do të rrisë fuqinë ushtarake të Serbisë, pas kërkesës në fjalë.

“Ne i kemi kërkuar palës ruse të transferojë pajisje vdekjeprurëse dhe disa lloje të tjera pajisjesh ushtarake, këtu në Serbi, deklaroi Daçiç.

Sipas britanikes Moska po përgatitet që të vendosë në Serbi sistemet bërthamore të raketave “C-400”. Në këtë mënyrë raketat bërthamore “C-400” në Serbi do zhvendosen tmerrësisht pranë Romës dhe Vjenës.

Bashkimi Europian nga ana e tij po merr në konsideratë të afrojë Serbinë me aleancën evropiane, pavarësisht se vendi nuk i fsheh lidhjet dhe aleancat me Rusinë.

“Daily Star” gjithashtu thekson se NATO u alarmua pasi Putin zhvendosi raketat bërthamore në Kaliningrad , një territor mes Polonisë dhe Lituanisë. Ky veprim i solli raketat bërthamore shumë pranë Berlinit.