Ch. League, Napoli e Benfica në 1/8

06.12.2016 23:01:58

Napoli dhe Benfica janë dy ekipet që kualifikohen në fazën e 1/8 të Uefa Champions, me jugorët që mundën të zënë vendin e parë në grup  pasi triumfuan 2-1 në “Da Luz”. Callejon dhe Mertens ishin protagonistët e jugorëve në këtë sukses, teksa realizuan të dy në pjesën e dytë të sfidës ndërsa Raul Jimenez shkurtoi diferencën. Turqit e Beshiktashit shkatërruan vetë cdo mundësi kualifikimi pasi morën një humbje të turpëruese përballë Dinamos së Kievit me rezultatin 6-0, ku shënuan 6 lojtarë të ndryshëm. Beshiktash e mbylli ndeshjen me 9 vetë pas daljes me të kuq të Beck dhe Aboubakar. Gjithsesi pavarësisht këtij suksesi në Europa League do të shkojë Beshiktashi që e mbylli grupin me 7 pikë, ndërsa ukrainasit me pesë. Në Grupin D, Bayerni i Mynihut mundi 1-0 në shtëpi Atleticon duke u hakmarrë për humbjen e vendit të parë në grup por dhe për eliminimin e vjetshëm nga Champions. Golin e fitores për bavarezët e realizoi, Lewandowski. Në Europa League nga ky grup shkon ndërkohë Rostov që rezistoi në një barazim pa gola përballë PSV.

Në Grupin A, Arsenali arriti të sigurojë vendin e parë pas një fitoreje 4-1 në transfertë me Bazelin, ku Lucas Perez ishte heroi i sfidës me një 3 golësh, ndërsa një tjetër e realizoi Iëobi në të 54-trën. Për vendasit golin e vetëm e shënoi Doumbia. PSG që thjesht duhet të fitonte për të patur vendin e parë “ngeci” në shtëpi kundër Ludogoretsit pasi barazoi 2-2, me bullgarët që falë kësaj pike kualifikohen në Europa League. Barcelona e mbylli me një fitore të thellë ndaj Gladbach fazën e grupeve duke mundur 4-0 Gkladbach në shtëpi. Protagonisti kryesor megjithatë ishte Arda Turan që shënoi një 3 golësh në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa golin e parë të sfidës e realizoi Messi. Celtic mundi të barazonte 1-1 në transfertë me City, por gjithsesi nuk arriti të kalojë në Europa League pasi ky vend i takoi formacionit gjerman. Ndeshja u vendos mjaft shpejt, me miqtë që shënuan në të 4-trën me Roberts ndërsa Ihenacho barazoi rezultatin në të 8-tën.