Champions, vëmendja te sfida Real-Dortmund

06.12.2016 19:36:29

Grupi G dhe Grupi H pritet të nxjerrë dy ekipet e fundit që do të kualifikohen në 1/8 e Uefa Champions League, ku një përballje direkte do të luhet në “Stade De Lumiere” të Lyonit, ku vendasit do të presin Sevillan, që ka jo vetëm 2 rezultate nga 3 në favor, por gjithashtu sduhet të humbasë me dy gola diferencë ndaj francezëve. Sevilla ka 3 pikë më shumë në klasifikim, golavarazh më të mirë dhe një fitore direkte 1-0 në ndeshjen e parë ndaj dhe një humbje minimale ndaj Lyonit do t’i jepte një biletë për në raundin tjetër përballë francezëve që do të luajnë që nga minuta e parë në kërkim të golit. Juventus ndërkohë luan vetëm për vendin e parë në grup teksa do të presë në shtëpi, Dinamon e Kievit, ndaj të cilëve mjaftojnë të fitojnë për të mos u varur nga sfidat e tjera. Në grupin G ndërkohë në lojë janë Kopenhagen dhe Porto për një vcend në raundin tjetër. Porto do të presë në shtëpi Leicester dhe në rast fitoreje do të kalonte më tej pavarësisht rezultatit të Kopenhagenit, që shpreson në një fitore ndaj Brugge dhe në një ndalje të portugezëve në shtëpi për të siguruar kalimin më tej si pasojë  e rezultatit më të mirë në ndeshjen direkte. Në Grupin F do të kemi një përballje direkte mes Realit dhe Borusias së Dortmundit për vendin e parë. Los blancos nuk do të kenë të gatshëm, Bale por dhe Kroos ndërsa te verdhezinjtë do të mungojnë Kagaëa dhe Sahin. Një fitore do t’i jepte Realit vendin e parë në grup ndaj ekipi i Zidane me siguri do të bëjë maksimumin për të fituar sfidën. Në sfidën tjetër Sporting Lisbonë ka nevoje vetëm për një barazim për të marrë kualifikimin në Europa League teksa do të ndeshet në transfertë me Legian në Varshavë. Në Grupin E luhet vetëm për në Europa League, ku Tottenham duhet të mos humbasë në shtëpi me CSKA për të vazhduar në Europë, ndërsa Leverkusen do të presë në shtëpi Monacon, me të dyja ekipet që kanë ndarë respektivisht vendin e dytë dhe të parë.