Chelsea do Hummels, Bayern kërkon 35 milionë euro

30.12.2018 13:20:52

Chelsea synon që në afatin e transferimeve të janarit të përforcohet në fazën difensive. Në listën e dëshirave të “bluve” së fundmi figuron edhe emri i gjermanit Matts Hummels.

Por, “The Sun” raporton se Bayern Munich kërkon rreth 35 milionë euro për ta lënë të lirë qendër mbrojtësin, në janar.

30 vjeçari nuk është më një startues i pa prekshëm në mbrojtjen e bavarezëve, dhe mund të largohet në drejtim të Londrës.

Bayern kanë bërë të ditur se Chelsea ka kohë deri më 14 janar për të kryer lëvizjet, në mënyrë që edhe ata të kenë mundësinë për të gjetur zëvendësuesin e Hummels.