Chelsea i ofron 300 mijë Euro në javë Hazard

27.09.2017 10:09:19

Te Chelsea janë optimist se Eden Hazard do të injorojë interesin nga Real Madrid dhe do të rinovojë kontratën. Marrëveshja aktuale e lojtarit Belg përfundon në vitin 2020, dhe emri i 26-vjeçarit është lidhur rregullisht me transferimin te klubi “Los Blancos”.

Megjithatë në kontratën e re, “Blutë e Londrës” do t’i ofrojnë 300 mijë Euro në javë Hazard, shifër kjo që pritet të largojë vemendjen e sulmuesit nga spanjollët.