Chelsea ia uron serbit Matic ditëlindjen me flamurin kombëtar shqiptar (FOTO)

01.08.2016 16:38:53
Chelsea ia ka uruar sot ditëlindjen mesfushorit serb, Nemanja Matic, i cili mbushi 28 vjet.
Një gjë të tillë klubi anglez e ka bërë përmes një postimi në Twitter.

Ajo që e zbukuron foton është flamuri kombëtar shqiptar prapa Maticit, që ka ngjallur reagime të mëdha te tifozët serb.

Fotoja po komentohet shumë nga faqe të ndryshme serbe në rrjetet sociale.