Chelsea nuk fal, 12 fitore radhazi. Fitojnë Arsenal e United

26.12.2016 22:55:54

Chelsea arriti fitoren e 12-të radhazi në Premier League pasi mundi dhe Bournemouth me rezultatin e pastër 3-0. Në “Stamford Bridge” blutë e Londrës vazhduan serinë e rezultateve pozitive duke dhuruar një tjetër sfidë spektakolare për tifozët e tyre. Bournemouth që një vit më parë e kishte mposhtur Chelsean në shtëpi këtë herë u detyrua të dorëzohej përballë forcës së skuadrës së Conte-s, që pjesën e parë e mbylli në epërsi të një goli pas realizimit të Pedros, që u shërbye nga një tjetër spanjoll, Fabregas. Në fillimin e pjesës së dytë ndeshja ishte praktikisht e mbyllur, pasi Chelsea fitoi një 11-metërsh që e shndërroi në gol, Hazard. Pedro, që ngriti siparin e golave mendoi dhe ta ulte atë duke shënuar dhe në minutën e 93-të me blutë e Contës që vazhdojnë të qëndrojnë të fortë në krye të klasifikimit duke u konfirmuar si ekipit për t’u mundur. Fitore mori gjithashtu dhe Arsenali që mundi 1-0 West Bromwich Albion.