Christiano Ronaldo shënon golin e 700-të, ja si e feston Georgina

15.10.2019 12:16:51

 

Sulmuesi i Portugalisë dhe Juventus, Cristiano Ronaldo theu një tjetër rekord teksa shënoi golin e tij të 700-të në karrierë në 973 ndeshje të luajtura.

Ronaldo shënoi një penallti ngushëllimi në gjysmën e dytë në humbjen e Portugalisë 2-1 në kualifikueset e Euro 2020 ndaj Ukrainës në Kiev të hënën.

E dashura e tij Georgina Rodriguez nuk mund të rrinte pa e festuar këtë moment të rëndësishëm në karrierën e partnerit të saj.

Modelja postoi në Instagramin e saj një foto ku shihet Christiano Ronaldo i veshur si James Bond me një pistoletë në dorë, teksa qëllon në shenjë numrin 700. Georgina e ka ndarë foton me 13,7 mln ndjekësit e saj në rrjetin social./Daily Star