Ç’i thotë Esiela Shqipërisë / vargje nga Aksa Canolli

30.11.2019 12:19:34

Ç’I THOTË ESIELA SHQIPËRISË

Vend i dashur
ku u rrita,
Sot nga ti u ndava unë.
Shqipërinë e trondita,
Edhe nënën që e desha shumë.

Ju shokë të dashur mos më harroni,
Lini në klasë një vend për mua.
E ju mësues bankën t’ma vështroni,
Se unë do të jem aty, për t’ju dëgjuar.

Ju o shqiptarë ta mblidhni mendjen,
Të bëheni një, jo vetëm në halle.
Se ëndrrat mu shuan mua të voglës,
Duhet të rrini përherë “në valle”.

Jam Esiela, qesh fëmijë,
Fëmijë do të zgjohem në parajsë.
Ju o pushtetarë mos u bëni minj,
Se një ditë buka e popullit do të ju vrasë.

Lëreni popullin të jetojë,
Njeriut hije siç i ka.
Ndryshe, një ditë do t’ju dënojë,
Edhe buzëqeshja ime që u tha.