Çiftet zgjedhin datën e veçantë për kurorëzim, në Vushtrri u kurorëzuan 23...

Çiftet zgjedhin datën e veçantë për kurorëzim, në Vushtrri u kurorëzuan 23 çifte

21.02.2020 22:40:35

Në Komunën e Vushtrrisë janë kurorëzuar 23 çifte me datën ditën e enjte (20.02.2020).

Çiftet deklaruan se kanë zgjedhur datën 20.02.2020 për tu kurorëzuar sepse e konsiderojnë këtë ditë si të veçantë.

Disa prej tyre kanë pohuar se kanë vite që e presin këtë datë për të bërë kurorëzim, ndërsa në Komunën e Vushtrrisë thonë se që nga ora 08:00 kanë filluar me kurorëzime dhe kurorëzime kanë pasur pothuajse çdo 15 minuta.