Çifti amerikan i martuar për më shumë se 50 vjet – vdiq nga coronavirusi, të dy shtrënguan duart deri në momentin e fundit

07.04.2020 21:54:38

Një çift i martuar për më shumë se 50 vjet, vdiq nga coronavirusi, ndërsa të dy shtrënguan duart në momentin e fundit të jetës së tyre.

Sipas mediave të huaja,çifti amerikan Frances dhe Jerry Williamson, të dy 72 vjeç, u infektuan nga virusi vdekjeprurës gjatë një lundrimi.

Pastori i Kishës së North Beach, Rick Clark, tha se dyshja i aplikonte rregullisht këto lundërime, ndërsa edhe disa herë në lundrimet e kaluara, ata ktheheshin si të sëmurë.

Si rezultat, edhe në herët e fundit, familja e tyre nuk e shtroi si shqetësim shëndetin e tyre, deri në momentin kur historia mori kahje tjetër.

“Kur zbuluam se zonja Frances është vendosur në ventilator, Jerry më njoftoi, ndërsa lotët mbizotëronin në fytyrën e tij”, tha Clark.

“Ai u tremb për vdekje”, shtoi pastori.

Raportohet se është ende e paqartë se në cilin lundrim çifti mori “goditjen”, që në fund do t’i merrte edhe jetën.

Jerry, i cili ishte një veteran i Marinës amerikane, ishte pensionuar nga puna si mbikëqyrës publik.

Çifti gjendet mes mijëra amerikanëve që vdiqën nga virusi vdekjeprurës, pasi numri i rasteve u rrit ndjeshëm në mes të marsit.

Numri i viktimave nga coronavirusi në SHBA është rritur në 11 mijë, ndërsa 379 mijë të tjerë janë infektuar.

Sipas të dhënave zyrtare, SHBA posedon numrin më të madh të rasteve në botë, dhe aktualisht është i treti për nga numri i vdekjeve.