Çifti serb: Shqiptarët deshën të na djegin në Ohër, maqedonasit janë mikpritës!

30.08.2016 14:28:47

Kreatorja serbe Verica Rakoçeviq dhe bashkëshorti i saj Veljko Kuzmançeviq për pak sa nuk kanë pësuar në Maqedoni, deri sa kanë fjetur rreth liqenit të Ohrit në një karrocë për kampim me të cilën kanë udhëtuar, shkruan mediumi serb Helo.

“Diku rreth orës një pas mesnate Veljko më zgjoi nga gjumi, më vendosi dorën në gojë dhe më tha se disa njerëz gjenden afër kampit. U tmerrova kur dëgjova që ma shajnë nënë serbe në gjuhën shqipe. Pjesa më e tmerrshme e ishte kur bisedonin nëse ta djegin veturën ose të futen dhe të na vrasin”, ka thënë ajo për mediumet serbe, transmeton Gazeta Lajm.

Ajo ka shtuar se bashkëshorti i saj duke lëvizur zvarrë ka arritur te timoni e ka ndezur veturën dhe janë larguar dhe nuk janë ndalur fare deri sa kanë arritur te kufiri grek. Ajo ka lavdëruar me këtë rast maqedonasit.

“Maqedonasit janë të mrekullueshëm, të ngrohtë dhe mikpritës dhe kjo nuk ka lidhje me ta”, ka konstatuar Rakoçeviq.