Çifti shqiptar humb jetën në aksident në Greqi

06.01.2018 21:12:16
Një çift shqiptar sot humbi jetën derisa vajza e tyre mbeti e lënduar si pasojë e një aksidenti automobilistik në Greqi.

Siç raportojnë mediat, viktimat janë 35 dhe 25 vjeç, ndërsa nuk janë identifikuar ende.

35-vjeçari, i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit humbi kontrollin duke goditur barrierat metalike anësore, me ç’rast humbi jetën ai dhe bashkëshortja e tij, ndërsa vajza e tyre i shpëtoi aksidentit duke pësuar vetëm disa lëndime.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.