Çifti shqiptar i prekur nga koronavirusi në Greqi, udhëtuan në veri të Italisë për biznes

12.03.2020 10:20:02

Evidentohen të sëmurët shqiptarë me COVID-19.

Bëhet fjalë për një çift biznesmenësh me origjinë nga Saranda, banorë të ishullit Zakinthos.

Ata u evidentuan me virusin vdekjeprurës mbas një udhëtimi biznesi ne veri të Italisë.

Sapo ata mbërritën në ishullin Zakinthos, ata paraqiten simptomat e sëmundjes dhe u izoluan në ambientet e banesës së tyre.

Mjekët e spitalit rajonal të Zakinthos, thanë se gjendja e tyre klinike është mjaft e mirë,dhe për momentin po reagojnë normalisht ndaj barnave që po trajtohen.

Sapo u bë e ditur infektimi i tyre,autoritetet e ishullit të Zakinthos, urdhëruan dizifektimin dhe mbylljen e menjëhershme restorantit shumë të frekuentuar që çifti ka në pronësi në qendër të ishullit Jonian,dhe kalimin në karantinë edhe të dy punonjësve të tjerë të restorantit, edhe ata me origjinë shqiptare.

Deri tani,punonjësit nuk kanë shenja te virusit. Në ishullin e Zakinthos janë evidentuar disa raste me koronavirus, por për momentin nuk bëhet e ditur sekush është burimi i infektimit të banorëve.

Zona e Zakinthos, Pirgos Ilias, Katakolos dhe Patras, janë vlerësuar si ndër më të prekurat me këtë virus.