Cikël poetik nga Mario Bellizi

22.04.2018 17:20:04

BARUT

Prapa pëlhurve baruti plot buhua

avullojnë katundet e jugut

si erëz gjishtle në varganët e majit.

Gjitonitë – eshtra të bardhë fluturash –

shpërngulen ndaj gjeografive të tjera.

Unë e di pse i pagjumë

dëgjova lehmitë e qenve dhe zërin vajtues e

qyqeve

më të thekët në thellësinë e Motit.

Fajtorë atë zë statujat prej gjipsi

me mbulesa të përlyera me patos e korranxeza

ikën nga qoshet

e në rresht keza, vatra, valle,

finja e ylberit e vidha e saj

gjestet e përditshsme të kalimtarit, besa,

urimi rrofshit sa buka e vera

tejkaluan zgjedhën e hapësirës

të vëzhguar prej syve të Nemezis.

NGUSHTI1 

Vura një ngusht me Poezinë:

do të përpiqem me Marrëzinë një mbrëma dimri.

U’ do t’i dal me një hjerapan i lyer në krye

një kopan2 druri te dora e djathtë

si mbreti i katundeve me gjitoni pa njerëz.

Jam te ky i shkretë zall dejti, Sybar,

kjo është Nata e taksur.

Atje më pret një monotrofë3

guizma4 (su)valash të parrëfyeshme

sjellin s’di nga ku

një cohë nuseje e shqyer

një tufë lulesh nerënxe të kalbëta

e çika staçëza5 guri

të shkulura nga mozaiku i perëndive kurm-kafshë.

Mund jetë edhe se këta janë drudhëza

çë qëndruan pas dasmës së Hyjnive.

Rri mbi ujët e errët kufoma e Rruzullimit

Nata dhe e bija Eris shqyejnë ikona

dhe po u shtien baltë simetrive.

Omer ku është Agimi

me ata gishta ngjirë trëndafili?

Ti bir, prit! Duhet të pikset dita!

Qëndro këtu!

Ku do të vesh?

(m.b.)

1 basti; 2 shkrifëse; 3 stuhi; 4 llokoçitje; 5 rrasa

SHPIA ËSHTË VATRA

Mund thomi se shpia është vatra te katundet

tanë.

Pleqtë si Priftra

nga mbrëma djegin kucëra e degë lisi

sparta , gubonja ulliri,

shkoza, lëmishte, çdo dru të thatë i sjellin.

Vatrës sikur ai i jept të hajë,

si bijë e mëkon me bukë në grykë!

Pa thon, kamnoi e di si ja bënë muret e shtëpisë?

Si llinijel dhe astërku i ngjallaparet me hi e

kamne.

Po s’ka ku të vejë i nëmuri plak!

Mëmat e Vatrës

të gozhduara atje prej Moti

i thanë: “ Po mbaj dhezur zjarrin për sa të rrosh

e në kamastër vari përrallëzat, yjet, rrethin e diellit.

Në qoftë se shuhet shuhe edhe ti!”

Plaku flet me zjarrin

një ditë mallkon e do të vdesë

një tjetër vë nëmë se s’ka më fuqi.

Po kur ka areks

bredh me cimbthin e bën shkëndija.

Toshku toshku

thot se kur është Nata e tij

ato shkëndija bëhen

dhen, grurë, miell, kaciqe, lopë, pula, …

thotë se shtëpia mbushet me ç’do të dëshirosh!

U’ s’e di kush i nxori këto parastoqe .

Le të jetë si të duash!

Dica thonë vetëmia, dica Ato të Mirat,

ndonjë tjetër … fuqitë e Dushkut

mund jetë edhe Besa.

Thonie si ta doni

po të mos ish ai Plak

në mjegullën e në kamnoin

ta mëkonte e ta nxite zjarrin

shpia do të mbetej esëll e Qielli pa yje.

 

17 gjineshtër

18 Gungaçe,

19 tymi

20 i zi

21 qejf

22 serioz

23 dokrra

NGJASHMËRI TË MOÇME

Virgëndja çë tagjis sirkun me fletë mëni

pret një shenjë nga klindet e mëndafshta të puhisë

picihudhra më tryesë

tërheq shikime nga padukshmëria

pragut prej guri të mbytur në diell

i përgjigjet jehona e hapave të errësirës.

Ngjashmëri të moçme

u shembën në vrundujt e fjalëve

gërmadha të kalimit e tyre

ç’më gjuha s’i gjen

buzë ëndrrave e gjellës.

Gjetiu ngjeshet brumi në magjen e Rruzullimit

rritet një qiparis me degëza argjëndi

ndërsa në zagushin e zjarrtë të dherave

shprishen zbrazëti e markadesha

Rrënjë fsheh magjia në zemrën e të huajt

dhe bukuria e egër e tokave të largëta

shpërthen manushaqen e humbur.

 

ph. particolari del velo s. maria odigitria