Cikli kujtimet e mikut tim! … “Rikthim…dashuri dhe dhembje dhe perseri dashuri… “!!!

02.04.2020 12:59:34

Nga Pirro Minella Millona

… “Rikthim…dashuri dhe dhembje dhe perseri dashuri… “!!!

…. Hapa fcb diku ne fillim te viteve 2010. Filluam te rikujtonim shoket e vjeter dhe te rinj, por edhe ato lidhjet e dikurshme, aq te embela dhe me ndjenja.
Pasi e rigjeta ne fcb, mikja ime e dikurshme, ishte ne emigracion ne vendin fqinj. Hezitova shume per ti bere ftese per miqesi. E njihja deri ne qelize karakterin e saj, temperamentin dhe vrullin dhe dashurine thelle, qe me kishte dhuruar. Kishte ngritur cerdhen e saj, por triumfoi ndjenja, zemra mbi logjiken.
Keshtu u rilidha, por e cuditshme asgje nuk ishte venitur, por ishte strukur thelle ne shpirterat tane. Muajt e pare qetesuam shpirterat tane dhe vazhduam ta donim njeri tjetrin edhe me me force. Por asaj qe i ndruhesha, ndodhi.
Kaloi ne krize nervore. I thoshte burrit te saj te mrekullueshem:
-Dije se po te te tradhetoj vetem me Ate. Nuk i rezistoj dot eshte dashuria ime e pare.
U perkeqesua gjendja e saj dhe e shtruan ne spital. Nuk dija gje. U pre komunikimi dhe mendova se eshte pak pa qejf.
Kur vone shume vone nje nate, zilja e celularit, me trembi me zgjoi nga gjumi. Dal ne guzhine dhe e shikoj, qe ishte numer i shtetit fqinj. Por i panjohur per mua. Kuptohet kishte dicka teper te rendesishme, qe i kishte rene ne ate ore te vone. Me hezitim e hapa. Matane nje cuni te ri, besoj rreth 30, me nje ze qe i dridhej, me kerkoi te falur dhe vetem me tha:
-Eshte shtruar ne spital, ne cdo moment vetem ty kujton, me ty flet, me ty qesh, me ty qan.
E preu te foluren e kuptova qe nuk mund te vazhdonte me. I pergjigjem:
-E kuptoj, ne dhome je tek ajo, ma jep ti flas une.
I fola embel, ngadale por edhe une me ze te dridhur.
Degjoja vetem denesa, ngulcime, ngasherimin dhe shpirtinn e saj qe renkonte dhe vetem pas disa minutash belbezoi:
-Te lutem kam nevoje per zerin tend, eshte oksigjeni im, eshte jeta ime.
Kaq tha dhe perseri shpertheu ne ngasherime.
Nderhyri perseri Nipi.
-Te faleminderit dhe na fal ne kete ore.
Kjo terapi vazhdoi per rreth dy muaj, e merrja tre edhe kater here ne dite. Qante me mua, qeshte, tregonte tere rrugetimin tone te dashurise dhe vetem pastaj qetesohej vone e kapiste gjumi i trazuar.
E kishte shkruar emrin tim ne jastekun dhe nuk pranonte ti ndrronte kellefin e shtrengonte ne gjirin e saj:
-Jo, eshte aroma e tij, eshte burimi im i jetes time………