Cila është platforma e Kosovës për bisedime më Serbinë?

10.09.2018 22:09:59

Nga Ahmet Asani

(Nuk hyhet ne pazar me Serbi pa e pranu Serbia shtetin e Kosovës!)
E para nuk mund te thuhet se Serbia eshte duke biseduar me shqiptaret, por me shtetin e Kosovës! Nuk behet fjale ketu per nje marreveshje SHQIPTARO- SERBE por per nje Marreveshje KOSOVË-SERBI! E dyta, para se te filloj çfarëdo bisedimi mes Kosoves e Serbise, jane s’paku TRI ÇESHTJE te cilat nuk mund te kalohen pa u dhene pergjigje e zgjidhje:
1. Shteti i Serbisë duhet ti kerkoj falje popullit shqiptarë te Kosovës per qellimim gjenocidal kur shpernguli me dhune mbi 1 milion shqiptarë nga Kosova, per vrasjen e femijeve, grave e pleqeve dhe te gjithë atyre qe nuk ishin te armatosur!
2. Shteti i Serbise duhet ti këthejë eshtrat e shqiptareve te vrarë, qe po mbahen tash e 20 vite ne menyre misterioze e te padrejtë në Serbi!
3. E treta dhe me e rënda qe kërkon pergjigje, eshte dhunimi i femrave shqiptare nga ana e ushtrise, policise dhe paramilitareve serb! Ne kete pikë shqiptaret me siguri se kane nje pergjigje, por rendi e do qe s’pari shteti i Serbise te deklarohet rreth dhunimeve dhe dhunuesve te cilet i di se kush janë!
Kur keto tri pika te skjarohen mund te kalohet ne bisedime!

• Qartë po shihet se Serbia kurrësesi nuk po mund te pajtohet me realitetin se Kosova te cilen ia kishte falur Shqiperia, te jete bere shtet! Serbia nuk eshte duke kerkuar pajtim e marreveshje por po synin ta zhbeje shtetin e Kosoves!
As Shqiperia ende nuk eshte kah u beson syve te vet, se aj çuni me emrin Kosovar te cilin ia kishte falur serbit, dhe nuk ishte interesuar per te per 100 vjet me radhë, arriti te krijojë familje, te beje shtëpi te veten dhe te jete i afte ta drejtojë ate vet! Ne kete kontekst duhet edhe te kuptohet teoria e emertimeve dhe tentativave te Setbise qe Kosova ne keto bisedime te perfaqesohej nga Shqiperia dhe bisedimet te quhen SHQIPTARO-SERBE, çorbe kjo e vjeter e Beogradit! Nga qe kjo teori dhe praktike nuk u pranua nga Kosovaret, Serbia beri çmos qe ne keto bisedime Kosova te perfaqesohet nga personalitete si puna e Hashim Thaçit, qe nuk gëzojnë kurrëfarë respekti te shtetet perëndimore, anëtare të BE-së! Në pamundesi qe Shqiperise ti ipet roli i perziersit te qullit, qe te merret vesh me Shqiperine per ndarje te Kosoves, ne pamundesi qe shqiptaret e Maqedonise te futen ne luftë, Serbise i ka mbet Presheva te cilen po e perdor si xhoker! Shqiptaret e Lugines, ne vend se te kenë nje LIDER i cili do ti perfaqesonte denjësisht ne Ballkan, Europe e Amerikë, janë bere si “pleqt e Garës” duke u end herë ne Beograd, herë në Prishtinë e here në Tiranë! Ne vend se te lidhen me shqiptaret e Sanxhakut e te kerkojne Autonomi ne Bruksel, siç po kerkojne serbet e Kosoves, ne vend se ti qesin kushte Beogradit, janë lidh pas Thaçit e Vuçiçit dhe me sy ne ball po e vejnë ne rrezik e shtetin e Kosoves, shtet ky e vetmja shpresë per t’ardhmen e gjithë Shqiptarisë! Korigjimet e kufijeve nuk mund te behen pa u dite se ku janë!
Nuk hyhet ne pazar me Serbi pa e pranu Serbia shtetin e Kosovës!