Cili është atraksioni kryesor në Kosovë sipas Google? (Foto)

26.11.2016 18:35:42

Kjo hartë tregon se cilat është njëri nga atraksionet kryesore në secilin vend të Evropës, sipas Google-s.

Hartografi në “Redit” e ka bërë një hartë, të bazuar në sugjestionet që paraqiten në Google kur shkuan “çfarë të vizitojë në (emri i shtetit)”.

Ngjyrat në hartë tregojnë për kategoritë që janë pjesë e interesimit, siç janë ato që lidhen me religjionin, natyrën, pallatet, muzetë, etj. shkruan lajmi.net.

Kosova është karakterizuar me ngjyrën e gjelbër dhe si atraksioni kryesor për t’u vizituar është përmendur Manastiri i Deçanit.

Sa i përket Shqipërisë aty thuhet se riviera shqiptare është atraksioni kryesor për t’u vizituara, derisa në Mal të Zi Liqeni i Shkodrës.

Në Maqedoni përmendet Manastiri i Ohrit, në Bosnje Ura e Vjetër, etj.