Cili vaj është më i shëndetshëm për fërgim?

22.11.2017 21:35:43

Nëse dëshironi që në kuzhinën tuaj të aplikoni risi, ndërkohë që jeni ithtar të ushqimit të shëndetshëm, ja disa këshilla për zgjedhjen e vajrave të përsosura për pjekje, fërgim, përgatitje të rizhotos dhe sallatës.

Për pjekje – vaji i sinapit

Vaji nga bimët e sinapit ka 6 për qind të yndyrës së ngopur, ndërsa vaji i ullirit ka 14,3. Gjithashtu, ky vaj ka 10 herë më shumë acide yndyrore omega-3 dhe 50 për qind më shumë vitaminë E.

Meqë ka pikë të lartë të tymosjes, është i përshtatshëm për pjekje.

Për rizhoto – vaji nga krundet e orizit

Ky vaj nuk përmban trans yndyra, ndërsa përmban yndyra poli të pangopura, vitamina dhe antioksidantë dhe ndihmon për ta reduktuar kolesterolin e keq. Për shkak të pikës së lartë të tymosjes, vaji nga krundet e orizit është i mirë për fërgim, gatim dhe pasta, si dhe për përgatitjen e rizhotos.

Nëse fërgoni ushqim në vaj të thellë, zgjidheni këtë vaj.

Për fërgim – vaji i kokosit

Vaji i kokosit përmban 50 për qind acide laurike, yndyra të ngopura të shëndetshme.

Meqë në temperaturë dhome është në gjendje të ngurtë, ai nuk është i përshtatshëm për sallata, por është i shkëlqyeshëm për fërgim.

Për sallatë – vaji i arrës

Ky vaj përmban sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore dhe ka një efekt pozitiv në shëndetin e zemrës.

Ka erë karakteristike dhe pikë të ulët tymosjeje, kështu që është më i përshtatshëm për sallata se për trajtim termik.