Çitaku demanton sulmin e autobusit të Kosovës në Serbi

12.03.2017 19:58:21

Ambasadorja e Kosovës në OKB, Vlora Çitaku e ka demantuar vetveten duke thënë se lajmi që një autobus i Kosovës në Serbi është sulmuar, ishte i rremë.

Ishte vet Çitaku që para pak minutash tregoi se një autobus me shqiptarë ishte sulmuar në Serbi, por që tash doli se lajmi nuk kishte qenë i konfirmuar, transmeton lajmi.net

“Unë kam qenë e informuar se autobusi është sulmuar. Me sa duket ishte një lajm i rremë. Unë sinqerisht kërkoj falje. Mediumi që raportoi lajmin për sulmin duket se nuk ka kontaktuar edhe me kompaninë e autobusëve”, ka shkruar Çitaku.

“Ndihem tmerrësisht keq sepse kurrë nuk dua të shpërndajë një lajmë të rremë dhe të shkatojë panik. Ky është një mësim i mirë për mua, që të kontrollojmë burimet e informacionit. Lajmet e rreme janë të rrezikshme. Kjo mund të nxisë konfuzion dhe pasiguri. Kërkoj falje”, theksoi Vlora Çitaku në facebook.