Çitaku: Mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë humbur kuptimin

16.11.2016 20:58:25

Ambasadorja e Kosovës në SHBA ka bërë të ditur se sot do të ketë një adresim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Por sipas saj, mbledhjet e Këshillit të Sigurimit kanë humbur kuptimin e tyre.

“Nuk ka nevojë të them se këto mbledhje kanë humbur kuptimin e tyre pas 17 shkurtit të vitit 2008. Jam shumë e bindur se Kombet e Bashkuara mund të përdorin kohën dhe resurset e tyre shumë më mirë”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Facebook.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të diskutojë raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, për zhvillimet në Kosovë.