Çitaku në OKB: Serbia të ndalë formimin e kolonive në Kosovë

25.08.2016 17:40:12

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku në takimin e Këshillit të Sigurimit në OKB ka folur për përparësitë e Kosovës në luftësn kundër terrorizmit si dhe ka përmendur të rinjtë kosovarë si shpresë e së ardhmes për Kosovën.

Ajo për Majlinda Kelmendin ka treguar para të gjithë pjesëmarrësve se i ishin ofruar miliona për të përfaqësuar vendet tjera, por ajo nuk kishte pranuar dhe kishte fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike.

“Kemi Majlinda Kelmendin që solli medaljen e parë olimpike të artë në vend. Asaj i janë ofruar miliona euro që të garojë për vendet tjera, por priti dhe garoi për vendin e saj. Ajo vërtetoi se jo çdo gjë duhet të shitet, ajo u bë heroinë dhe inspirim për të gjithë”, ka thënë Çitaku, duke përmendur edhe matematikanën Doruntina Sylejmani.

Çitaku ka treguar se asnjë kosovar që 10 muaj nuk i është bashkangjitur ISIS-it.

Ajo ka thënë se Serbia duhet të ndalë financimin e strukturave paralele dhe të ndalë formimin e kolonive në Kosovë.