Çitaku takohen me sekretarin amerikan: Kosova e bekuar që e ka Amerikën aleat (Foto)

05.07.2017 14:21:44

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka zhvilluar një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.

Takimi i shkurtër me sekretarin amerikan është bërë në mbrëmjen e organizuar nga Departamenti i shtetit, me rastin e 4 korrikut, ditës së pavarësisë së SHBA-ve.

Çitaku për takimin me Tillerson ka njoftuar në rrjetin social Facebook.

“Mbrëmje e mrekullueshme në Departamentin e Shtetit duke festuar #ditënepavarësisë. Isha e nderuar për të folur pak me sekretarin Tillerson”, ka shkruar ajo, duke shtuar se Kosova është e bekuar që Amerikën e ka shok dhe aleat të fuqishëm.