City në parajsë, Djajtë e Kuq në ferr

21.10.2017 18:30:52
Soccer Football - Premier League - Manchester City vs Stoke City - Etihad Stadium, Manchester, Britain - October 14, 2017 Manchester City's Gabriel Jesus celebrates scoring their first goal with Raheem Sterling Action Images via Reuters/Jason Cairnduff EDITORIAL USE ONLY. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or "live" services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. Please contact your account representative for further details.

Manchester City vazhdon ecurinë e përsosur në Premier League dhe Burnley ishte viktima e radhës këtë të shtunë teksa të besuarit e Pep Guardiola-s kanë shkëlqyer sërish në Etihad me rezultatin 3-0. Trajneri spanjoll befasoi të gjithë me futjen në fushë të Sergio Aguero i cili rikthehet pas dëmtimit të pësuar një muaj më parë, dhe lënien jashtë të Sterling dhe Jesus.

Qytetarët fillojnë me një ritëm të lartë menjëherë dhe gjejnë golin pa përfunduar pjesa e parë me anë të Aguero-s nga pika e bardhë e penalltisë. Pas pushimit janë dy golat e Otamendi dhe Sane që vulosin rezultatin pozitiv, i cili është akoma më i rëndësishëm pas humbjes së Manchester United.

Ishte Huddesfield ai që shënoi dy golat në pjesën e parë dhe United arriti të rifutej në lojë me Rashford 20 minuta përpara se të përfundonte loja, por nuk arriti të gjente qoftë edhe golin e barazimit. Një humbje e hidhur, duke parë që City vazhdon marshin përpara.