City në “qiellin e shtatë”, Palace befason Chelsea-n, Tottenham bën detyrën ndaj Bournemouth

14.10.2017 19:36:53
Soccer Football - Premier League - Manchester City vs Stoke City - Etihad Stadium, Manchester, Britain - October 14, 2017 Manchester City's Gabriel Jesus celebrates scoring their first goal with Raheem Sterling Action Images via Reuters/Jason Cairnduff EDITORIAL USE ONLY. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or "live" services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. Please contact your account representative for further details.

Manchester City ka fituar me një rezultat tenistik ndaj Stoke City. Të besuarit e Hughes mund të jenë të frikshëm brenda, por në Etihad skuadra e Pep Guardiola-s tregoi edhe njëherë se është pretendenti numër një për titullin kampion. Qytetarët e filluan ndeshjen furishëm dhe arritën të shënonin tre gola me Jesus, Sterling dhe David Silva që në pjesën e parë duke mbyllur sfidën.

Por Diouf i Stoke ngushtoi diferencën me dy golat e tij, një para dhe një pas pushimit të pjesës së parë. Golat e kundërshtarit zgjuan edhe njëherë lojtarët e City-t që shënuan edhe katër gola të tjerë me Jesus, Sane Bernardo Silva dhe Fernandinho. Një paraqitje prej kampionësh për skuadrën që kryeson e vetme renditjen e Premier League.

Tottenham ka fituar me vështirësi në Wembley ndaj Bournemouth. Miqtë arritën të izolonin në mënyrë të përkryer sulmuesin Harry Kane duke bërë që Tottenham ta kishte shumë vështirë të krijonte mundësi shënimi dhe të vetmet raste të krijuara ishin nga goditjet standarde.

Por goli i Eriksen në fillim të pjesës së dytë i ka mjaftuar të besuarve të Pochettino-s për të siguruar tre pikë nga kjo sfidë delikate. Por edhe njëherë tjetër Spurs nuk arrijnë të shkëlqejnë në Welbley, por këtë herë të paktën ka marrë tre pikët duke rikuperuar pikë ndaj rivalëve që lanë pikë si Chelsea, Manchester Untied dhe Liverpool.

Shoku më i madh i javës së tetë të Premier League ka ardhur në ndeshjen e Crystal Palace ndaj Chelsea-t teksa të besuarit e Hodgson kanë mundur kampionët në fuqi me rezultatin 2-1. Ishte një sfidë e dobët nga lojtarët e Antonio Conte-s teksa Palace e meritoi plotësisht fitoren duke luajtur me guxim dhe vendosmëri që nga minuta e parë.

Rikthimi nga dëmtimi i Zaha ishte shumë i rëndësishëm teksa ai ishte lojtari më i lëvizshëm në fushë duke bërë diferencën sa herë që kapte topin. Pas autogolit të Azpilicueta, ishte Bakayoko ai që barazoi sfidën pak minuta më pas. Por goli i dytë i shënuar nga Zaha ishte vendimtar dhe i dha fitoren e parë të sezonit Crystal Palaace. /telesport.al/